Sot në orën 14:30 do të mbahet seanca gjyqësore për Fredi Belerin dhe para GJJKO-së ndodhen shumë mbështetës.
Në seancën e kaluar për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës u kërkua 2 vite e 6 muaj burg në akuzën e blerjes së votës.
Për të pandehurin tjetër Frerdi Kokaveshi, bashkëpunëtori i Belerit SPAK ka kërkuar 2 vite burgim, të cilat janë konvertuar në 4 vite shërbim prove.
Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.