Në ceremoninë e varrimit, familja e të ndjerit i ka falur gjakun familjes së vajzës e cila përplasi për vdekje të riun.
Nga pamjet që janë publikuar, familja Habibaj në prezencë të hoxhës, i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.
“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gjatë, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jap dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo ne me u marrë me atë punë” ka thënë hoxha që ka qenë i pranishëm.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, raportojnë mediat e Kosovës.