Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është sot në Tiranë në kuadër të një samiti që po zhvillohet në Tiranë.
Ai u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në Kryeministri. Zelensky siç shihet zakonisht është i pranishëm me veshje ushtarake që pas fillimit të luftës së Ukrainës me Rusinë.
Kësaj radhe ai kishte ardhur i veshur me një bluzë të zezë të personalizuar, ku në supin e majtë ishte qëndisur flamuri i Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama kishte vendosur spilën me flamurin kombëtar dhe një kravatë kuq e zi.