Vajza e madhe e Pëllumb Gjokës, i cili u vra nga 3 fëmijët e tij, ka dhënë dëshminë e saj në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik.
Ajo është shprehur në komisariat se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe se kishte marrë vesh gjithçka nëpërmjet mediave.
Ajo është pyetur mbi marrëdhënien që kishte babai i saj me familjen. Vajza e madhe ka qëndruar në të njëjtën linjë me pjesëtarët e tjerë të familjes sa i takon konflikteve që ato kanë deklaruar se kishin pasur vazhdimisht me të ndjerin duke deklaruar se i ati ishte njeri autoritarist që gjithmonë kërkonte të bëhej siç thonte ai.
Gruaja e viktimës Blerina Meta në një intervistë në emisionin “Pa Gjurmë” tha se kishte rënë pre e dhunës së tij për vite me rradh dhe se vazhdimisht, viktima e kërcënonte atë dhe fëmijët se do t’i vriste.
Ndërsa 3 fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, u lanë në burg nga gjykata e Durrësit në 26 shkurt nën akuzën e vrasjes së të atit.