-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Freedom House ‘nxin’ Shqipërinë

Kryesoret

Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje.

Ndërkaq, në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Shqipëria po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës se situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga dinamika e zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vitet e fundit Kosova ka shënuar përparim, çka pasqyrohet tek rezultatet, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, proceseve më të dobishme politike, që u kanë mundësuar qytetarëve pjesëmarrje më të lirë, dhe shoqërisë civile veprimtari më aktive. Këto gjëra gjithsesi kanë shënuar përparim vitet e fundit”, deklaroi zonja Karppi./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit