GJKKO ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e pronësisë së disa sipërfaqeve në zonën Kune-Vain-Tale.
Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje prokurorinë.
Ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 16 muaj burg.