Minstri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm të ndodhur në Lushnje.
Balla u shpreh se dyshohet që shpërthimi ka ndodhur për shkak të kontaktit të vinçit me eskavatorin.
Balla: Në zonën industriale të Lushnjës, pranë një kompleksi magazinash, ka ndodhur një shpërthim, i shkaktuar ndoshta për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë.
Si pasojë e këtij kontaktit, ka shpërthyer një mjet eskavator. Për pasojë ka humbur jetën manovratori i këtij mjeti, është plagosur rëndë një tjetër person i gjendur pranë, brenda mjetit, i cili dyshohet të jetë i biri i viktimës, i cili është nisur drejt Tiranë.
Po ashtu në atë zonë, bashkë me personat e tjerë të plagosur është gjendur edhe deputeti Bujar Cela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Por mund t’ju them që plaga është izoluar dhe është nisur drejt Traumës.
Në total janë 3 persona që janë nisur drejt Traumës. Ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kyçe.
Policia po kryen hetimet për të evidentuar rrethanat dhe shkaqet.