Parlamenti Evropian përmes një rezolute paralajmëroi Kosovën e Serbinë për pasoja, nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Besueshmëria e Bashkimit Evropian dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi, theksohet në rezolutë, duke i bërë thirrje BE-së, që ta ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim.
“Ftojmë Bashkimin Evropian, që të miratojë një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE-së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme”, thuhet në rezolutën e miratuar të enjten në mbrëmje për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE-së ku kërkohet rritje e ndikimit të BE-së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor (Lexo KETU shkrimin e plote).