Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Pogradec.
I plagosuri Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se ka marrë një plumb në gjoks.
Ai dyshohet se ka qenë personi i parë që ka qëlluar drejt 2 të arrestuarve.
Konflikti mes tyre ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre.
Më pas ata i janë kundërpërgjigjur sulmit.