Në spitalin e Traumës gjenden të plagosurit nga shpërthimi që ndodhi këtë pasdite në Lushnjë.,
Kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa ka shkuar në spitalin e Traumës për t’i vizituar.
Në spital po trajtohet një nga të plagosurit, deputeti Bujar Çela.
Gjithashtu e pranishme është dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nikolla u takua me personelin mjeksor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.