Raportohet se një shpërthim i fortë ka ndodhur në një biznes në Lushnjë. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.
I plagosur ka mbetur edhe deputeti i Partisë Socialistë, të Lushnjës Bujar Çela.
Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili po ashtu ka shkuar edhe në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet deputeti.
Dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm.
Shpërthimi në Lushnjë, deputeti Bujar Çela i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale