-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria regjistron procedim për zjarrin në Urgjencën e QSUT-së

Kryesoret

Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr” për ngjarjen pak ditë më parë në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

Ky procedim penal është regjistruar pa persona në hetim për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve procedurale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare. Denoncimet nga ish-kryeministri Berisha ka qenë të shumta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit