Gjatë diskutimit në studion e ‘5Pyetje nga Babaramo’ në lidhje me bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë, deputeti Nasip Naço u shpreh se në një situatë të tillë në rajon nëse duam të arrijmë paqen duhet të përgatitemi për luftë.
“Jo më larg se dy javë më parë u miratua plani i strategjisë së sigurisë. Në këtë strategji në vijën globale rreziqe shihen Rusia, Irani etj. Në nivelin rajonal jemi rrethuar nga vende të NATO-s.
Në nivel rajonal e kemi më të kufizuar. Strategjia është 2023-2028. Dhe do ketë dhe strategji ndërsektoriale. Do përpunohet më tej. Nëse duam të garantojmë paqen duhet të përgatitemi për luftë” deklaroi Naço.
Fjalën e tij në këtë diskutim dha dhe ish-zv.komandanti Artur Meçollari i cili deklaroi se në këto momente e gjithë bota është duke u përgatitur për luftë dhe se armatimi është një shkurajim i kundërshtarit.
Ajazi: Pse Shqipëria po armatoset? Koloneli: Rusia është kërcënim i qartë