Trazira dhe konflikte që kanë përfunduar me plagosje me thikë janë regjistruar ditën e djeshme në një restorant në Selanik.
Sipas asaj që raporton “Protothema.gr” një klient ka debatuar me kuzhinierin 65-vjeçar shqiptar, duke e plagosur me thikë në stomak këtë të fundit. Plaga ka qenë e rëndë dhe është dashur shtrimi i tij i menjëhershëm në spital për ndërhyrje mjekësore.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas i ka ngulur thikën në bark dhe është larguar.