Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit, mesditën e kësaj të marte ku mësohet se një vajzë e re është hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj e ka hedhur një mashkull me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës.
Vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit dhe ka shpëtuar fatmirësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë. Vajza nuk ka asnjë lëndim.
Priten më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.
Hodhi vajzën nga kati i dytë i hotelit, policia sjell detajet: Janë konfliktuar!