Autoritetet e huaja kanë arritur në përfundimin se përplasja e dy trenave tetorin e kaluar në Indi, ku humbën jetën 14 persona, erdhi pasi shoferët u shpërqendruan duke par një ndeshje kriket në celular.
Tragjedia ndodhi ndërkohë që India dhe Anglia po përballeshin në Kupën e Botës.
“Tani jemi duke instaluar sisteme që mund të zbulojnë çdo shpërqendrim të tillë dhe të sigurojnë që shoferët dhe ndihmësit e tyre të jenë plotësisht të fokusuar në drejtimin e trenit”, komentoi ministri i Hekurudhave.
Kriketi është jashtëzakonisht i popullarizuar në Indi. Qindra miliona ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes, e cila u fitua nga India.