-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i ‘turpëruar si të përdala’ gratë dhe vajzat

Kryesoret

Shtatë vjet më parë, kur ishte 13 vjeçe, Nora bëri një foto të saj në pasqyrë, e veshur me pantallona të shkurtra sportive pas stërvitjes së basketbollit dhe e ndau foton me miqtë e saj në rrjetin social Snapchat. Pastaj, një djalë nga një klasë tjetër në shkollën e saj në Kosovë e rishpërndau foton – pa pëlqimin e saj – dhe pikërisht këtu filloi abuzimi.

E sulmuar nga vajzat më të mëdha në moshë dhe e seksualizuar nga djemtë, ‘turpërimi si e përdalë’ (slutshaming) u përhap nga një platformë e mediave sociale në tjetrën.

“Turpërimi dhe shënjestrimi ishin një barrë e rëndë, veçanërisht për një fëmijë 13,14 vjeç,” Nora [emër i sajuar] tha për BIRN.

Nora pranoi të fliste pasi iu përgjigj një pyetësori në internet të publikuar nga BIRN në lidhje me slutshaming (turpërimin) – një fenomen i përcaktuar nga Instituti Evropian për Barazinë Gjinore, EIGE, si “stigmatizimi i grave dhe vajzave bazuar në pamjen e tyre, disponueshmërinë seksuale dhe sjelljen seksuale aktuale ose të perceptuar”.

Teksa pinte çaj menteje në një pasdite të ftohtë dhjetori në Prishtinë, Nora tregoi se ngacmimet kishin rifilluar, këtë herë në TikTok. Një llogari e veçantë me mbi 3,300 ndjekës dhe 96,000 pëlqime i kishte marrë fotot e saj dhe të dashurit të saj nga profilet e tyre në rrjetet sociale dhe i kishte ripostuar të njëjtat si video-shfaqje të shoqëruara me komente përçmuese.

Deri në muajin shkurt, llogaria në fjalë kishte 142 video, duke mbledhur mbi tetë milionë shikime, shumë prej të cilave targetonin vajzat dhe gratë nga , duke përfshirë Norën dhe shoqet e saj. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit