-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet me lëndë narkotike, i riu lë pa fjalë autoritetet irlandeze

Kryesoret

Një i ri shqiptar mësohet se është arrestuar nga Policia në Irlandë pasi është kapur me drogë, dhe dyshohet se është pjestarë i një bande kriminale që merret me kultivim narkotikësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Ergis Metaj, i cili kishte porositur drogën nga banda kriminale përmes një pakoje të kamufluar.

Sipas mediave vendase vlera e drogës që ndodhej brenda pakos nëse do të shitej ishte 119,736 €.

Metaj ka pretenduar fillimisht se ishte i pafajshëm, duke thënë se kishte marrë si dhuratë një televizor, por më vonë ai ka pranuar se brenda pakos ishte drogë dhe ishte i detyruar ta merrte pasi personit që ja kishte dërguar pakon i kishte një borxh prej 15,000 euro. Sipas tij ky borxh duhej shlyer duke marrë pakon.

Metaj kishte shkuar në Irlandë me gruan e tij, duke kërkuar azil. I pyetur nga gjyqtari se cila ishte baza e tij për të kërkuar azil në Irlandë, Metaj u përgjigj se kishte një problem me njerëzit në Shqipëri lidhur me fenë e familjes së gruas së tij.

“Në çfarë kërcënimi jeni?” – Gjykatësi Johnson.

“Ka të bëjë me seksualitetin tim. Unë jam biseksual” – ka thënë Metaj.

Më tej ai rrëfeu se në fillimet e tij në Irlandë, kishte punuar si lavazhier, por i duheshin para, pasi kishte marrë 15 mijë euro borxh për t’u larguar nga Shqipëria drejt Irlandës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit