Prokuroria nis hetimet për dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën që përfshiu familjen mbretërore, ku Princ Leka dhe ish-gruaja e tij u përplasen fizikisht. Prokuroria bën me dije sa ka nisur hetimet të bërë pas denoncimit nga ana e Lekës, gjithashtu verifikime edhe për publikimin e videos, e cila tregonte momentin e sherrit.
“Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.
Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës” thuhet në njoftimin e prokurorisë.