Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Veleshnja përmes një videoje shprehet se gjesti i Princit është i turpshëm pasi nuk duhet të dhunohet një njeri si Gjergj Zaharia i cili është një njeri i nderuar dhe i bën thirrje shtetit që të ndërhyjë.
“Turp e faqe e zezë të flasësh për Gjergji Zaharinë, dhe të thuash që ka dhunuar Princin, ca do e dhunoj Princin ai, Gjergji është 70 e ca vjeç. Një burrë zotni, që ka rritur dhe ka edukuar breza pa fund, një njeri që e respekton një Shqipëri e tërë, një profesor që ka nxjerr me mijëra e qindra student edhe të vijë Princi që ka vjedhur e ka bërë që nga babai, të vij të të preki dhe të vër dore mbi profesorë si Gjergj Zaharia, ore a ka shtet këtu? Vër njëherë dorë, bëj njëherë shembull të venë mënd këta. Se kur bëhet nga intelektualët, imagjino nga një nivel i ulët”, u shpreh aktori i humorit.