Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës është mbajtur seanca në lidhje me 3 kërkesat për urdhër mbrojtje nga Leka Zogu II, Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia. Mësohet se Leka dhe Elia janë pajisur me urdhër mbrojtës nga tokat e zeza.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados. Në fotot e mëposhtme është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile.
Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati o tij. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.