-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fier/ Bregdeti i Darëzezës mirëpret garën me kuaj

Kryesoret

Për të pestën herë me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria në bregdetin e Darëzezës është zhvilluar gara me kuaj.

Një garë në të cilën morën pjesë  5 ekipe të cilët garuan në stile të lirë në një ‘pistë’ të gjatë 5 kilometra.

Në këtë garë shpejtësie fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.

Organizatorët Bekim Toro dhe Saimir Kajoshi pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë, nuk po merr vëmendjen e duhur dhe është tërësisht jashtë vëmendjes së Ministrisë së Sportit .

Ndërkohë e veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e një konkurrenti 12-vjeçar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak, i cili është tepër i apasionuar për sportin e hipizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit