Një aksident jo i zakonshëm por as i pa precedentë ka ndodhur paraditen e sotëm në Tiranë. Një autobus i linjës ‘Green Line’ në shkaqe ende të mistershme, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Fillimisht është është përplasur me një shtyllë, më pas ka marrë para një motor e në fund ka përfunduar i përplasur në një pemë.
Bazuar në ato që raportohet ngjarja nuk mund të kalojë pa marrë vëmendjen si dhe masat e duhura. Kjo pasi burimet bëjnë me dije se është rrezikuar jo pak jeta e pasagjerëve në mjetin e transportit por dhe e këmbësorëve pranë vendit të ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “5 Maj”.
Sipas policisë, shkaku është se shoferit i autobusit të aksidentuar ka humbur ndjenjat, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.