-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama inspekton Shkodrën, zbardhen porositë e takimit: Partia të jetë më digjitale

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me dy strukturat e PS-së në Shkodër.

Kreu i qeverisë ka dhënë disa mesazhe për antarësimet në PS duke kërkuar që Shkodra të vijojë me këto ritme dhe PS të ketë dyert e hapura edhe për demokratët për t’u bërë një parti gjithëpërfshirëse.

“Duhet që të vazhdojë fuqishëm puna për antarësimet në PS. Shkodra deri tani është qarku me numrin më të lartë dhe duhet që të vijojë me këtë ritëm. PS duhet që të jetë një parti gjithëpërfshirëse, të hapë dyert për të gjithë, të majtë e të djathtë, të mos jetë një parti hermetike dhe e ngurtësuar. Duhet të afrojmë edhe demokratët. Beneti i përfaqëson të djathtët kështu që demokratët e kanë derën e hapur”, deklaroi kryeministri.

Rama la edhe një porosi tjetër që PS të jetë një parti më digjitale dhe të përdoren më shumë rrjetet sociale për reklamime sepse kanë efekt pozitiv tek qytetarët dhe krijojnë interes.

“Partia duhet që të jetë më digjitale. Reklamoni gjërat në Instagram sepse ka shumë efekt. Unë për vete nuk jam ndonjë fans i madh por kur më ka dërguar kryetari i Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli një video për Betlehemin dhe unë e kam postuar, kanë shkuar shumë njerëz për ta parë dhe e kanë postuar edhe ata” u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit