Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar agjërim të lehtë.
“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë🌔
Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime🤝
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve❤️
Ramazan të paqtë e bujar🌙” shkruan Rama.