Zbardhen detaje të reja për vrasjen e boksierit shqiptar. Autoritetet policore në Gjermani kanë arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se do të bëhen publik edhe identitet e tyre.
“Më kanë informuar që nesër (sot) bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.
Më tej sipas informatave që policia ka, mendohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.