-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krizë tek Lazio! Sarri jep dorëheqjen, Lotito i thotë ‘Jo’!

Kryesoret

Një lajm i bujshëm dhe i pa pritur vjen nga Serie A. Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i klubit, kjo me efekte të menjëhershme me dëshirën e trajnerit.

Një njoftim i cili ka ardhur si rrufe në qiell të hapur në shtëpinë e Lazios, me klubin dhe lojtarët që janë në grumbullim pas humbjes ndaj Udineses mbrëmjen e djeshme e cila rezultoi e katërta radhazi për të kaltrit.

Trajneri italian ka marrë këtë vendim në mes të një sezoni aspak pozitiv për nënkampionët e Italisë, të cilët këtë vit renditen të 9-tët në Serie A. Sarri ka kërkuar kështu prishjen e kontratës e cila ishte firmosur deri në vitin 2025.

Nga ana tjetër është qëndrimi i presidentit Lotito i cili nuk ka pranuar vendimin e marrë nga trajneri. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, presidenti i Lazios nuk e pranon këtë vendim pasi nuk mund të gjej një tjetër trajner në një fazë kaq delikate të sezonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit