Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Berisha dhe Malltezi janë nën hetim për dosjen ‘Partizani’ ku akuzohen për korrupsion.
Për këtë foli avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se gjykata dhe prokurorët nuk dinë të thonë se ku qëndron korrupsioni.
“Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zt.Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje” tha gjete deklaratës së tij avokati Gjokutaj.
Gjykata rrëzon Berishën, avokati: Këtu vendos Rama, kërkesën do t’ia qepim në pallto