Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore publike për çështjen e 21 janarit.
Bashkëshortja e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit”, Rajmonda Nika i ka dërguar një letër Gjykatës së Lartë, ku kërkon plotësimin e kërkesës që çështja t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.
Gjykata e Lartë merr vendimin se cili institucion do ta hetojë çështjen.
Pas argumentave të palëve do të vendoset nëse 21 janari do të gjykohet nga SPAK apo prokuroria.