Sot i jepet lamtumira Grei Bihucit 20-vjeçarit i cili mbeti i vrarë dje në Fier as një sherri me thikë.
Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.
Grei Bihuci ndërroi jetë në spital pas plagëve të shumta që mori.
Ai ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pastiçeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.
Thuhet se konflikti ka nisur mes 2 të rinjve për shkak të një like që ishte dhënë në rrjetet sociale ndaj një vajze.