Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli pati një problem muskulor në ndeshjen e fundit që Empoli luajti kundër Milanit në Serie A. 27-vjeçari la fushën e lojës në minutën e 42-të të ndeshjes në humbjen minimale të toskanëve përball kuqezinjëve.
Një shqetësim muskulor që rezultoi një kontraktim në muskujt e kofshës së djathtë, arsyeja për të cilën lojtari nuk u stërvit me ekipin ditën e djeshme.
Mjekët e ekipit kanë kërkuar që lojtari të pushoj disa ditë duke mos rrezikuar një përkeqësim të situatës dhe do të humbasë ndeshjen e radhës që Empoli do të luaj kundër Bolognas këtë të premte.
Mediat italiane raportojnë se dëmtimi i lojtarit nuk është i rëndë por do duhet afërsisht një muaj kohë deri në riaftësimin e tij, çka vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në miqësoret e muajt mars që Kombëtarja do të luaj.