Ish-drejtori i Logjistikës, Dashnor Caushi nuk ka pranuar të japë dëshminë e tij në seancën e sotme të mbajtur për Gërdecin.
Caushi i dënuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre nuk pranoi të fliste.
Në këto kushte prokurorët kërkuan të lexoheshin disa thënie të tij bërë në procesin e mëparshëm ku ai ishte dënuar.
‘Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhërin”- lexoi SPAK.