41-vjeçari Ilia Çami, i cili plagosi me thikë ish-të dashurën e tij, Mandarina Çelën, ka dhënë një deklaratë përpara policisë të Korçës, ku ka sqaruar se marrëdhënia me të nuk ishte përfunduar.
Ai ka shpjeguar se pasi ishte kthyer nga Greqia, kishte rifilluar kontaktet telefonike me Mandarinën, por ajo kërkoi të ndërpriste lidhjen, çka e ka nxitur të reagojë në gjaknxehtësi. Plaga e 45-vjeçares nuk ka qenë serioze dhe ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ilia Çami pritet të njihet me masën e sigurimit në ditët në vijim.
“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike. Më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”.