Gjykata e Fierit ka lënë në burg pa afat dy personat e arrestuar për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci në datë 11 Mars. Autor i dyshuar i ngjarjes është Florjan Muka, i cili u arrestua ditën që ndodhi sherri. Prokuroria e Fierit ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 20-vjeçarin Muka dhe Klajdi Muken që akuzohen se e qëlluan me thikë adoleshentin pas debateve në rrjetet sociale.
Bazuar te dëshmitë e të rinjve policia ka ndërtuar edhe dinamikën e krimit. “Më kanë goditur pas kokës me grusht apo me dorezë hekuri, kushëriri i tij, aty unë nxora thikën nga brezi dhe godita personin që më qëlloi më grusht, e përplasa te një makinë dhe aty dhe e godita më thikë, ky ra në trotuar, (Grei Bihuci) një shoku i atij (Olti Serjanaj) ka marrë një kallam të gjatë dhe me të më frikësoi mua ku unë ika më vrap në drejtim nga ana lumit, pastaj dëgjova sirenat e policisë dhe ndalova” ka deklaruar autori.