-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti: KESH bëri “rrush e kumbulla” 5.8 milionë euro shpenzime koti

Kryesoret

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka dalë në përfundimin se janë mbi 609 milionë lekë apo 5.8 milionë euro shpenzime të cilësuara pa ekonomicitet, efektivitet apo eficiencë.

Peshën kryesore në këtë grup e zë shkëmbimi i energjisë, ku sipas audituesve është konstatuar se mosmarrja e një sasie energjie të depozituar në kohën kur çmimet arritën pikun në vitin 2022 gjatë krizës së energjisë ka sjellë një efekt negativ prej 2.77 milionë eurosh.

“KESH SHA ka shkëmbyer energji elektrike me Kompaninë “N” SHPK, sipas marrëveshjes së nënshkruar me nr. 2350/1 ptot., datë 04.05.2021.Deri me datë 31.12.2022, gjendja e shkëmbimit të energjisë elektrike paraqitet në dhënie sasia 149442 MẆh, ndërsa në marrje sasia 132002 MWh, me një diferencë në shumën 17440 MWh. Për vitin 2022, nga Shoqëria “N”, është marrë sasia 2546 MWh, nga e cila sasia 2398 MWh është marrë me date 01.04.2022. Brenda kësaj dite, sasia më e madhe e energjisë në shumën 2278 MWh, është marrë në periudhë jo piku, ku çmimi i energjisë në bursë është shumë i ulët.

Bazuar në të dhënat në dispozicion, KESH SHA për vitin 2022, ka blerë energji elektrike në sasinë 1,460,437 MWh, me çmim mesatar nga 209.6 Euro/MẆh deri në 482.2 Euro/MẆh.

Diferenca në sasinë 17440 MWh, duhet të merrej gjatë kësaj periudhe ku çmimi në bursë rezulton i lartë. Referuar bursës HUPX për vitin 2022, për të njëjtin profil, çmimi mesatar i tregtimit të energjisë elektrike ishte 271.6 Euro/MWh (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit