Nëndetësja turke TCG Anafartalar që operon në kuadër të misioneve të NATO-s ka mbërritur në Portin e Durrësit. Pas përfundimit të një detyre të komandës së NATOS para pak ditësh ajo ka mbërritur në portin e Durrësit.
Ky mjet luftarak bën pjesë në nëndetëset konvencionale dhe punon me bateri dhe me naftë.
Është e gjatë 62 m dhe e gjerë 6,25 m.
Peshon 1400 ton.
Ajo përdoret kryesisht për misione zbulimi dhe për asgjësimin e minave detare.
Ka në bordin e saj lëshues silurash.
Është prodhim i vitit 1995.
Në portin e Durrësit vjen për vizitë në bazë të protokollit si vend anëtar i NATOS