Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se do të nisë menjëherë puna në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
“Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi.
Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chep-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj”, deklaroi Bardhi.
Marrëveshja Rama-Berisha, Çuçi: Do ngremë një grup pune për ligjet me 84 vota