Është zbardhur marrëveshja mes PD-së dhe Rithemelimit e arritur në Konferencën e Kryetarëve.
PS dhe grupi i PD-së Rithemelimi kanë arritur marrëveshjen për ngritjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Në kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mësohet Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, ku kryetari dhe 6 anëtarë do propozohen nga Rithemelimi ndërsa 8 anëtarë i takojnë Partisë Socialiste.
Sot në orën 16:00 mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e Kryetarëve mbahet për ngritjen e Komisioneve Hetimore.