-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mbi 12 mln € avulluan’! PD: Dosja në SPAK, Rama foli me Zoto-Mërtirin për Eko Parkun

Kryesoret

Nënkryetari i grupit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi bashkë me Eno Bozdon dhe Franci Nurin deklaruan sot se kanë bërë gati kallëzimin penal kundër kryeministrit Edi Rama që sipas tyre është i përfshirë në atë që e cilësojnë aferën 12.5 milionë Euro për Eko Parkun në Durrës.

Sot do të depozitojmë kallëzim penal për etapat që ka kaluar procedura e Eko-Parkut për Durrësin duke filluar nga deklarata e Edi Ramës për një projekt privat deri kur janë derdhur 19 milionë Euro te kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Denis Ymeri i punësuar si shofer në inceneratorin e Tiranës.

Shoferi personal i Mirel Mërtirit. Kontrata lidhet dy muaj përpara se Rama të shprehej se do të bëhej nga privati dhe gjashtë muaj përpara se të bëhej tenderi. Studios i kërkohej i njëjti projekt që do të shpallej nga AKUM-i gjashtë muaj më vonë.

Kronologjia e ngjarjeve na vërteton se ka pasur një komunikim gjatë kohës së inceneratorëve të kryeministrit me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, ndryshe nga kisha arsye që këta të dy të kishin kontaktuar kompaninë “Kazanova” për projektin që është identik që u shpall gjashtë muaj më vonë. Procedura e negocimit pa shpallje është në shkelje të ligjit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit