Katër kallashnikovë janë gjetur nga policia brenda një “Land Rover-i” të djegur që dyshohet se është i autorëve që vranë ish-policin Gentian Bejtja pasditen e sotme në Fushë Krujë.
Brenda makinës së djegur janë gjetur 4 kallashnikovë me të cilët është kryer ekzekutimi.
Mjeti është gjetur në fshatin Hasë, 5 kilometra larg banesës në Larushë ku u vra ish-polici i burgjeve.