Kryeministri Edi Rama ka inspektua ditën e sotme punimet që po kryhen në Lungomare 3.
Ky projekt që po zhvillohet do të lidhi përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.
Do të krijohen shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit.
Nuk kanë munguar as batutat me disa qytetarë të cilët po bënin plazh.
‘O gjigand, hajde o babale zhytu!’
Nuk mungoi as përgigjja e Ramës.
‘Po erdha unë aty, nuk ka kush i bën këto punë këtu. Janë të ndara gjërat.’