Fulham arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e sotme të Premier League.
Një përballje e dominuar nga vendasit që shënuan në të dyja pjesët e lojës dhe ruajtën portën të pa prekur. Muniz ishte padyshim heroi i ndeshjes. Sulmuesi brazilian arriti të shënonte një dygolësh përballë një skuadre që në letër është dukshëm favorite.
22-vjeçari është dhe rivali i Armando Brojas për një vend si titullar në repartin sulmues, ose më saktë, ishte!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori një ftesë nga Silvinho për miqësoret e muajt mars por tek ekipit i Fulham minutazhi i tij është teje i ulët. Për ndeshjen e sotme trajneri Marco Silva nuk e vendosi as në pankinë duke i bërë vend të rikthyerit nga dëmtimit, sulmuesit Jimeneze.
Një zgjedhje e cila hap polemika por lë vend dhe për dyshime. Një sulmues i cili sapo është rikthyer nga dëmtimi preferohet para një lojtari i cili pret mundësinë për të luajtur.
Fakt ky i sotmi i cili le të kuptohet se Broja nuk është në formë dhe kësaj here nuk ka një dëmtim që mund ta justifikojë.
Trajneri Silva u shpreh se ishte një zgjedhje e vështirë por që duhej bërë dhe këtu nuk dihet nëse është zgjedhje e vështirë për të lënë Brojën dhe jashtë stolit apo sepse tashmë duhet ti paguajnë Chelseas 10 milionë euro.
Në marrëveshjen e disa muajve më parë mes klubeve, Chelsea kërkonte që Broja të merrte minuta në të paktën dhjetë takime si titullar, gjë që nuk ndodhi dhe sot ishte ndeshja e fundit ku ai do duhet të luante nga minuta e parë.