-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Me taksat ne ndërtuam spitale, këta mendojnë si t’i vjedhin

Kryesoret

Në fjalimin e mbrëmjes së sotme ndaj mbështetësve të tij ish-kryeministri Sali Berisha vuri theksin tek investimet e bëra gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.

Berisha tha se, gjatë kohës së qeverisjes së tij, taksat e shqiptarëve u përdorën për të ndërtuar dhe rikonstruktuar spitalet në të gjithë Shqipërinë.

Pas vitit 2013, taksat dhe fondet për këtë sektor u vodhën, ndërsa u futën PPP-të.

“Ato para, që vileshin nga taksat tuaja, nuk u përdorën për check-upin e Edi Ramës.

Nuk u përdorën për vjedhjen e tmerrshme të dytë të shekullit me sterilizimin.

Jo miqtë e mi. Në mbarë Shqipërinë, sterilizimi ekzistonte, nuk e shpiku Sali Berisha atë. Atë e kanë praktikuar që nga fillimet e mjekësisë shqiptare në dekada e dekada.

Por nuk ndodhte kurrë që ai proces të kushtojë sa sot, 83 herë më shumë se në vitin 2013.

Jo nuk mund të ndodhte. Nuk mund të ndodhte kurrë që ai proces që ju e paguani me taksat tuaja, të kushtojë sot në Tiranë 4 herë më shtrenjtë se në Berlin, 5 herë më shtrenjtë se në Londër.

Kjo nuk ndodh! Ato para që ju paguanit për sistemin shëndetësor, ato shërbyen për të rritur numrin e barnave të rimbursueshme dhe Shqipëria futi në listë të plotë çdo bar gjenerik që përcaktonte Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pra, dhjetëra e dhjetëra milionë euro u përdorën për rindërtim spitalesh. 22 milionë për spitalin e urgjencës, 50 milionë të tjera u bënë gati për QSUT-në.

Ky ishte përdorimi i taksave tuaja qytetarë.

Por u them një gjë unë prapë, se përmirësime cilësore erdhën në mënyrë të pamohueshme.

Vdekshmëria foshnjore zbriti në nivelet njëshifrore dhe zbriti në nivelet e BE.

Po kështu vdekshmëria amtare.

U lehtësua me tre herë mundësia e vizitave për qytetarët.” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit