Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare përkthyesi dhe shkrimtari shqiptar Aleko Ballauri.
Lajmi është bërë i ditur nga Klubi i Shkrimtarëve Bota e Re – Korçë, e cila shkruan:
Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” njofton me dhimbje se u nda nga jeta shkrimtari, mësuesi, poeti, përkthyesi brilant, kritiku Aleko Ballauri, një nga anëtarët e parë të Klubit tonë. Me këtë rast kryesia, edhe në emër të miqve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ballauri.
U prehtë në paqe!