Legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e trishtë e njoftoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“I trishtë lajmi i mëngjesit të sotëm për humbjen e mjeshtrit të futbollit shqiptar, Teodor Vaso. Todo iku, por la pas histori që do të kujtohen gjithmonë. I paharruar” shkruan Peleshi.
Ai zhvilloi 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues, Kombëtaren.