-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë diskutoi Rama dhe porositë për grupin e deputetëve: Marrëveshja me opozitën…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama pas marrëveshjes me opozitën mëngjesin e sotëm mblodhi grupin parlamentar. Ashtu si dje në asamble edhe sot Rama kërkoi që të vijohet puna me organizatat socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

“S’ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve”, u shpreh Çuçi

Në vijim të mbledhjes diskutimet u ndalën te projektligjet që janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe Akti Normativ për ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektligji “Për Sigurinë Kibernetike”, “Projektligji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj.

Pas mbledhjes Edi Rama ka qëndruar disa minuta jashtë ambienteve të Kryesisë së bashku me ministrin Ulsi Manja, e më pas është larguar, duke mos bërë asnjë koment për gazetarët. Nuk përjashtohet mundësia që ditën e enjte në Kuvend të kalojë amnistia për të burgosurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit