Ka kaluar 1 muaj që nga incidenti tragjik në punë që i mori jetën në Itali shqiptarit Edion Malaj, babai i dy vajzave.
Malaj 55-vjeç jetonte punonte prej 25-vitesh në qytetin e Cosenza.
Ai humbi jetën më 18 shkurt teksa punonte, pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë dhe duke ndërruar jetën në vend.
Mbrëmjen e djeshme, 1 muaj pas vdekjes familjarët, shqiptarë që jetojnë atje, por edhe italiane të zonës kanë bërë një tubim me pankarta duke kërkuar që të merren masa për kushtet e punës.
Edision Malaj ishte babai i dy fëmijëve Sarës, 29 vjeçe, dhe Gabrielës, 19 vjeçe.
Prokurorët kanë sekuestruar gjithashtu kamerat në kantierin ku ndodhi tragjedia si dhe vijojnë me marrjen e dëshmive të punonjësve të tjerë dëshmitarë, ditën e aksidentit fatal.
“Shpresojmë që drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe ky është një hap i parë”, tha Sara, vajza e punëtorit që humbi jetën.