Të ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi dhe Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj kanë pasur një debat mbi listat e hapura
Korreshi: Për të shkarkuar atë zullapin e gjatë duhet të jemi të gjithë bashkë.
Po të ishim bashkë me LSI-në në 2021 do kishim fituar. Ne jemi për listat e hapura.
Lapaj: E dëgjova Korreshin, dakord se kur i dëgjojnë tek e tek thonë që janë për listat e hapura, kur janë dakord ta bëjnë ta çojnë me shkrim.
Korreshi: I vetmi skepticizëm është se penalizohen djemtë dhe vajzat e reja që nuk njihen.
Mua në 2021 më njihte Lushnja dhe Fieri, një njeri që është shumë i aftë dhe i përgatitur dhe nuk njihet me listat e hapura dëmtohet.
Lapaj: Nuk është e vërtetë. Të gjithë vendet që e aplikojnë s’kanë probleme. Është domosdoshmëri për Shqipërinë.