Roland Ahmetsula është një nga personat e arrestuar si i dyshuari për përfshirjen në masakrën e Don Boskos.
Ai u la i lirë me masën “detyrim paraqitje”.
Ahmetsulaj ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje. “Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha ai para gjykatës së shkallës së parë.
Avokati i tij Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe që liruan Ahmetsulën.