I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babramo” deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi ka folur për arritjen e marrëveshjes me Partinë Socialiste.
Ai gjatë emisionit foli se se më në fund Partia Socialiste thjesht zbatoi Kushtetutën ndaj u arrit marrëveshja.
Korreshi: Me qetësi dhe thjeshtë partia socialiste respektoi Kushtetutën dhe parlamentin shqiptar asgjë më tepër.
Për të sqaruar popullin janë miratuar 2 komisione por kjo nuk do të thotë që PD nuk do të kërkojë 6 komisionet e tjerë.
Do bëhet një kërkesë e re, të cilën ne do ta bëjmë.
Si fillim kjo kërkesë kërkon kapacitet njerëzor që për momentin nuk është.
Teksa u pyet për miratimin e ligjeve me anë të komisioneve ai u shpreh se çfarë do të miratojnë këto komisione.
Korreshi:Do miratohet avokati i popullit është i vetmi që zgjidhet me 84 vota.
Tjetër do të miratohen ligjet për reformën në drejtësi që kjo reformë të mos dështojë siç ka dështuar , miratimi i saj ka sjellë një kakofoni rrëmujë.